Ndoshta do t’ju duken të habitshme, por mund të vendosni bast gjithçka mbi këto shuma, drejtuesit e emisioneve televizive paguhen me shuma që ju ndoshta s’i keni imagjinuar. Po, po, është e vërtetë, ata marrin më shumë se kryeministri Berisha dhe  Presidenti Topi.  Njerëzit të cilët ne na takon që t’i shohim shpesh në televizion, krahas famës dhe punës së mirë që ata bëjnë, xhepi i tyre “shëndoshet” përditë e më shumë. Në krahasim me mirëqenien shqiptare dhe rrogat të cilët merren në vendin tonë, pa dyshim, që gazetarët televiziv mbetën rrogëtarët më të paguar. Në listën e mëposhtme renditen 10 emrat gazetarësh të njohur dhe shumat që ata marrin gjatë një muaji, pa përfshirë premio të ndryshme. Ndër më të paguarit nga gazetarët është Blendi Fevziu, i cili është drejtues i emisionit politik “Opinion”. Ai merr plot 15 milionë lekë të vjetra në muaj. Më pas, lista vijon si më poshtë…/alpenews/

 

Nr.       Emër mbiemër             TV                   Paga mujore

 

1.         Blendi Fevziu              Klan                15 milionë lekë

2.         Arian Çani                   Klan                12 milionë lekë

3.         Andri Bushati             VP                   7 milionë lekë

4.         Filip Çakulli                TCH                7 milionë lekë

5.         Adi Krasta                  VP                   6 milionë lekë

6.         Alfred Peza                 VP                   5 milionë lekë

7.         Ardit Gjebrea              Klan                5 milionë lekë

8.         Armand Shkullaku      Klan Kosova   4.5 milionë lekë

9.         Ilva Tare                      Ora News         4 milionë lekë

10.       Sokol Balla                  TCH                4 milionë lekë